Java Kulturore Gjermane

tet 2024
mer-shtu
02-05
02-05 tetor, Ora: 10:00-20:00
Ekspozitë City X – Une, Tiranë
Galeria e Artit Tiranë
Projekti artistik dhe inovator CityX – Unë, Tiranë, ku peizazhi urban transformohet në imazhe piktografike nga artistë të talentuar dhe banorët e qytetit, vjen në Galerinë e Tiranës. Veprat artistike janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët kanë sjellë vizionin e tyre në zhvillimin e qytetit. Pjesë e këtij projekti ishte dhe artistka Doris Graf e cila ofroi Workshopin me temë "E ardhmja e qytetit të Tiranës"
mer-die
02-06
02-06 tetor, Ora: 10:00
Ditët e Teknikave të Hershme të Fotografimit
Qendra rinore Arka - Shkodër
Bota e fotografisë së hershme vjen në Shkodër me një program të pasur i cili përfshin punëtori për të gjitha grupmoshat, ligjërata interesante mbi historinë e fotografisë dhe një ekspozitë të veprave të krijuara. Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler, dy ekspertë të fotografisë analoge nga Berlini. Ata do të sjellin ekspertizën e tyre të gjerë në fotografinë me film dhe teknikat historike të fotografisë.
mer
02
02 tetor ora: 15:00
Shfaqja e filmit “Jonja“
Qendra e Artit Agimi - Tiranë
Në qendrën e Artit Agimi do të shfaqet filmi “Jonja”, me regji të Anika Mätzke. Një histori emocionuese mbi miqësinë, besimin dhe dashurinë e parë. Ky film nxjerr në pah tema të rëndësishme si prejardhjet e ndryshme familjare, kalimin delikat nga fëmijëria në adoleshencë dhe ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore.
pre
4 tetor, Ora : 12:00
Circular Economy and Livable Cities Youth Forum
Biblioteka Publike Gjergj Fishta – Lezhë
Një platformë që ka si synim dialogun e hapur, mendimin kritik dhe zgjidhjet e përbashkëta të problemeve midis të rinjve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të qeverisë lokale. Qëllimi i këtij eventi është të kapërcejë hendekun midis njohurive teorike dhe zbatimit praktik të praktikave të qëndrueshme dhe dhe zhvillimi i mjediseve urbane të jetueshme.
shtu
05
5 tetor, Ora: 19:00
Shfaqja e filmit “Franky Five Star“
Destill creative hub - Tiranë
Shkruajtur dhe realizuar me ndjeshmëri dhe krijimtari, “Franky Five Star” eksploron kufirin e hollë dhe shpeshherë të rrezikshëm midis botës reales dhe asaj imagjinare. Ky film, i cili u shfaq për publikun për herë të parë në fillim të vitit 2023 është një nga titujt më domethënës të kinematografisë bashkëkohore gjermane.
die
06
6 tetor Ora : 17:00
Street Rave with Hannes Bieger
Rruga Pjetër Bogdani - Tiranë
Hannes Bieger, një nga producentët më të njohur në skenën botërore, do të ngjitet në skenë për të krijuar një atmosferë magjike. Ai ka mahnitur publikun në mbarë botën me stilin e tij unik të Deep House dhe Techno. Performancat e tij live janë të njohura për energjinë e jashtëzakonshme, kreativitetin dhe peizazhet e reja zanore që e bëjnë çdo event të veçantë.
hen
07
4 tetor Ora : 19:00
Shfaqja e filmit “Elaha”
Qendra e Artit Agimi - Tiranë
Ky film, pjesë e Javës Kulturore Gjermane, na sjell një narrativë të fuqishme që eksploron dashurinë për familjen dhe dëshirën për të qenë protagonist i jetës tuaj. Gjithashtu prek tema delikate të botës femërore, duke ofruar një perspektivë të re dhe emocionuese mbi sfidat dhe triumfet e vajzave dhe grave.
hen
07
7 tetor Ora:  19:30
Koncerti “mothers. lovers. revolutionists.”
Salla koncertuale UART - Tiranë
Një mbrëmje muzikore e veçantë do të vihet në skenë nga Pianistja Sina Kloke dhe Mezzo Soprano Marta Wryk, e cila nderon dhe sjell në vëmendje kontributin e grave në historinë e muzikës. Ky event ofron jo vetëm një udhëtim muzikor përmes kompozimeve të tyre të mrekullueshme, por gjithashtu ndriçon edhe biografitë e këtyre artisteve të shquara, të cilat shpesh kanë qëndruar në hijen e kolegëve të tyre burra.
mar
08
8 tetor Ora:  11:00
CCL Shkodra Hackathon: Testing Solutions for the Prevention of Organic, Textile, and Packaging Waste
Qendra Rinore Arka - Shkodër
Circular City Labs (CCL) Shkodra, një iniciativë që mbështet bizneset dhe startup-et me qasje novatore në Ekonominë Qarkulluese, organizon një event me fokus kryesor zhvillimin dhe provimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për shmangien e mbetjeve organike, tekstileve dhe mbetjeve të ambalazhit në rajonin e Shkodrës.
mar
08
8 tetor 18:00
Ekspozita “Tipping Point”
Gallery70 dhe Galeria Kalo - Tiranë
Pozicionet artistike të ekspozitës “TIPPING POINT” në Tiranë reflektojnë mbi momentin vendimtar të një pike kthese – një moment ku mendimet e kundërta, rrethanat kontradiktore dhe sfiduese, si dhe perspektivat konkurruese përplasen në situata që duken të pa zgjidhshme. Ky aktivitet është pjesë e programit të shkëmbimit të artistëve, i cili filloi me Frankfurt Art Experience në shtator 2024.
mar
08
8 tetor Ora : 20:00
Koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue”
Salla koncertuale UART - Tiranë
Përjetoni një mbrëmje të paharrueshme në Tiranë me një grup të shquar instrumentistësh me muzikë të dhomës, të cilë do të sjellin në skenë kryevepra të Beethoven - trio për harqe - dhe Schubert - quintet për harqe. Përjetoni një mbrëmje të paharrueshme në Tiranë me një grup të shquar instrumentistësh.

French Week