Greqia

22 – 29 Maj

Java Kulturore Greke

MAJ 2024
WED
22
22 Maj, Ora 20:30
Leto's Odyssey
Amfiteatri -Liqeni artificial Tiranë
Koreografii njohur grek, Yannis Adoniou, së bashku me produksionin KUNST STOFF, do të prezantojë një performancë magjepsëse kërcimi bashkëkohor në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Frymëzuar nga miti grek i Letos, pjesa eksploron tema të luftës, mbijetesës dhe lirisë. Nëpërmjet një përzierjeje të lëvizjes,të folurit,vokalit dhe elementeve vizuale, të shoqëruara me muzikë elektronike dhe tinguj natyralë, kërcimtarët do e çojnë audiencën në një udhëtim të pashoq emocional. Është një përvojë kulturore origjinale dhe gjithëpërfshirëse që nuk duhet humbur!
WED
22
22 Maj, Ora 20:30
Natë Poetike në greqisht dhe në shqip
Galeria e Artit -Korçë
Një mbrëmje poetike e ndikuar nga "Poezitë Erotike" të Giannis Ritsos vjen si homazh për poetin e njohur të Romiosinit dhe është një dëshmi e trashëgimisë së tij letrare. Me recitime nga aktorëte nderuar Asterios Peltekis dhe Zamira Kita, përkrah Befi Redit, mbrëmja premton të jetë një celebrim i punës së Ritsos. Drejtuar nga Enke Fezollari, me shoqërim muzikor nga Kostaq Vrame në piano, drejtimi artistik premton një krijimin e një gjendjeje për t’u mbajtur mend.
THU
23
23 Maj, Ora 19:00
Shfaqja e filmit “Poor Things”
Kinema Millenium - Tiranë
Filmi që rrëmbeu katër çmime Oscar dhe u shpall fitues në shumë festivale filmi të klasit A, me regji të Yorgos Lanthimos dhe një cast aktorësh për t’u pasur zili, vjen për ju në Javën Greke të Kulturës. Ky film thellohet në ndërlikimet e natyrës njerëzore dhe pritshmërive shoqërore, duke ofruar një perspektivë unike për kinemanë greke. Nëpërmjet komedisë së zezë dhe rrëfimit surreal të Lanthimos, shikuesit do të zhyten në një botë ku kufijtë midis realitetit dhe fantazisë mjegullohen, duke nxitur reflektim mbi temat e identitetit, dinamikën e pushtetit dhe absurditetin e jetës.Bashkohuni me ne për një eksperiencë të paharrueshme kinematografike që përmbledh thelbin e filmave bashkëkohorë grekë.
SAT
25
25 Maj, Ora 19:00
Performancë e korit  të Trikala
Teatri “Zihn iSako” - Gjirokastër
Të lumtur të presim korin e nderuar komunal të Trikalas. I themeluar në vitin 1976, ky kor i përzier, nën drejtimin e dirigjentes Eleni Ziakas ka fituar një vlerësim të gjerë për performancat e tij të shkëlqyera. Me një repertor që shtrihet nga koha e Rilindjes deri te kompozimet bashkëkohore, kori premton të magjepsë audiencën me trashëgiminë e tyre të pasur muzikore. Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar pasurinë kulturore të Greqisë përmes zërave harmonikë të Korit të Trikalas, teksa zbukurojnë skenën në teatrin e qytetit të Gjirokastrës.
SAT-WED
25-29
25 - 29 Maj, Gjatë gjithë ditës
Ekspozitë pikture “Shtatë ngjyrat
Piramida e Tiranës
Shtata është një numër mistik dhe simbolik, ashtu është dhe bota e gjallë e "Shtatë Ngjyra",një ekspozitë që shfaq talentet e ndryshme të shtatë piktorëve shqiptarë me origjinë greke. Me 21 vepra unike, kjo ekspozitë feston individualitetin dhe përvojat origjinale artistike nëpër breza. Çdo pjesë bie në sy, duke nxjerrë në pah stilin dhe vizionin e veçantëtë krijuesve të saj. Nga vizatimet delikate me laps dhe stilolaps te pikturat e theksuara me vaj dhe akrilik, këto ekspozime premtojnë një përvojë të pasur dhe të larmishme vizuale. Bashkohuni me ne për të eksploruar mjeshtërinë artistike dhe historitë personale pas çdo vepre të "Shtatë Ngjyra".
SUN
26
26 Maj, Ora 08:30
Tiranathlon
Parku Helen, Liqeni i Farkës, Tiranë
Është momenti të dëshmojmë shfaqjen dinamike të atletikës dhe adrenalinën e Tiranathlon! Çfarë eksperience  të ndjekësh sportistët teksa zhyten në ujërat e liqenit të Farkës, pedalojnë nëpër peizazhe piktoreske dhe vrapojnë drejt vijës së finishit me vendosmëri të palëkundur. Kjo është një garë që të çudit me intensitetin dhe emocionet që përcjell. Mos e humbisni shansin tuaj për të parë nga afër Tiranathlon, një spektakël i qëndresës dhe triumfit njerëzor.
SUN
26
26 Maj, Ora 19:00
Performancë e korit të bashkisë Giannitsa
Teatri “Andon Zako Çajupi” - Korçë
I formuar mbi  40 vjet më parë nga një grup entuziastësh të muzikës, ky kor i jashtëzakonshëm ka evoluar vazhdimisht, duke mahnitur audiencën me repertorin e tyre të larmishëm dhe thellësinë emocionale që transmetojnë. Nga kryeveprat klasike te kompozimet bashkëkohore dhe meloditë tradicionale greke, performancat e tyre janë një përzierje e mahnitshme muzikore. Bashkëpunimet me artistë të njohur dhe interpretimet e paharrueshme të veprave ikonike u kanë sjellë atyre një vlerësim të gjerë. I udhëhequr nga dirigjenti Dimitrios Kambouroglou dhe i shoqëruarnga Theodoros Iliadis në piano,kori përbëhet nga individë të pasionuar të të gjitha moshave, të bashkuar nga dashuria e tyre për muzikën. Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar meloditë harmonike dhe bukurinë e përjetshme të Korit të Bashkisë Giannitsa.
MON
27
26 Maj, Ora 08:30
Shfaqje filmash me metrazh të shkurtër
Parku Helen, Liqeni i Farkës, Tiranë
Ky event është një shfaqje tërheqëse e katër filmave të shkurtër tepër interesantë grekë, të ndjekur nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me z. Zhonga dhe regjisorët përkatës. Përjetoni rrëfimin krijues dhe artin kinematografik të "A LA CARTE" nga Taxiarchis Deligiannis dhe Vasilis Tsiouvaras, "FAULT" nga Katerina Papanastasatou,"PENDULUS" nga Gkotsis Dimitris dhe "TO VANCOUVER" nga Artemis Anastasiadou. Kjo ngjarje ofron një mundësi unike për t’u thelluar në vizionet dhe proceset krijuese të kineastëve. Mos e humbisni këtë shans për të eksploruar kinemanë bashkëkohore greke dhe për t'u angazhuar drejtpërdrejt me mendjet e talentuara pas këtyre filmave.

French Week