Maqedonia e veriut

23 Prill - 30 Prill

Java Kulturore e Maqedonise se veriut

Prill
2025
mer
23
Mërkurë Ora: 20:00
Koncerti "Eyes to the future"
Katedralja Ortodokse - Tiranë
"Eyes to the Future" është një koncert unik dhe novator që sjell një bashkim të veçantë mes pianos klasike, pianos elektrike dhe DJ-së. Titulli i koncertit mban një simbolikë të thellë, duke reflektuar optimizmin dhe shpresën e popullit dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një të ardhme të ndritur. Ky projekt muzikor shpreh gjithashtu aspiratën për një prezencë më të fortë kulturore në Europë dhe në botë, duke treguar evolucionin artistik të Maqedonisë së Veriut përmes ndërthurjes së muzikës klasike dhe asaj elektronike.DJ-ja e njohur shqiptare Rea Lemnusha, me një karrierë të pasur në skenat muzikore të Evropës si muzikante dhe inovatore kulturore, i bashkohet pianistes së shquar Ema Popivoda. Ky bashkëpunim krijon ura të reja artistike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
pre-mer
25-30
premte-mërkurë Ora: 19:00
Ekspozitë e Kostumeve Tradicionale te Maqedonise se veriut & Promovim i librit “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase” e prof. Vladimir Janevski.
Qendra e Informacionit Kulturor e Maqedonisë së Veriut - Tiranë
Ky event përfshin një ekspozitë pikturash që paraqesin kostume tradicionale të Maqedonisë se Veriut, së bashku me promovimin e një monografie të dedikuar këtyre thesareve kulturore. Si pjesë e programit, profesori Vladimir Janevski do të prezantojë librin “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase”, një koleksion i plotë që pasqyron karakteristikat unike të kostumeve popullore nga të gjitha rajonet e Maqedonisë së Veriut. Përveç veprave të artit, ekspozita do të shfaqë kukulla të veshura me veshje tradicionale, duke ofruar një pasqyrë të gjallë të trashëgimisë së pasur të Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet do të mbetet i hapur deri në përfundim të "Javës Kulturore të Maqedonise se Veriut
sht
26
Shtunë, Ora: 16:00-18:30
Promovim i Verës së Maqedonisë së veriut dhe Turizmit të Verës
Hyrja e Piramidës- Tiranë
Maqedonia e Veriut është shtëpi për kultivimin e vreshtave dhe ka një traditë të pasur të prodhimit të verës. Varieteti i njohur i rrushit të vendit është Vranec, i shoqëruar nga Cabernet Sauvignon, Merlot, Kratosija, dhe varietetet e bardha të rrushit Temjanika dhe Smederevka. Në këtë event, të ftuarit do të kenë mundësinë të shijojnë disa nga verërat më të mira te Maqedonisë së Veriut, të prezantuara nga disa kantina të njohura. Ky aktivitet synon të promovojë si verërat maqedonase ashtu edhe industrinë në rritje të turizmit të verës në vend. Dymbëdhjetë kantina  do të shfaqin verërat e tyre, si dhe mundësitë për turizmin e verës.
mer
30
Mërkurë, Ora: 20:00
Shfaqja teatrale “8%?” nga Teatri i Artit Bashkëkohor në Bitola
ArTurbina- Tiranë
Shfaqja teatrale "8%?", e drejtuar nga Jovan Ristovski, tregon një histori të fuqishme mbi diskriminimin, bazuar në dëshmi reale nga individë të grupeve etnike të ndryshme nga Ballkani. Performanca do të jetë në gjuhën e Maqedonisë së Veriut, me titra në shqip të shfaqura në ekran. Kjo prodhim do të prezantohet në "Festivalin e Teatrit Bashkëkohor të Tiranës" dhe mbështetet nga Shoqata për Art Multidisiplinar. .

French Week