Franca

13 – 19 Maj

Java Kulturore Franceze

MAJ 2024
MON
13
13 Maj, Ora 19:00
Inagurimi i KubFrance Tirana
KubFrance Tirana- Piramida
Me rastin e çeljes së Javës Kulturore Franceze, hapësira më e re, super moderne, KubFrance Tirana do të hapë dyert për publikun me një ceremoni zyrtare, prezantimin e aktiviteteve që do të ofrojë kjo hapësirë dhe Dj Set nga Dylan Dylan.
MON
13
13 Maj, Ora 12:00
Ekspozita e skulpturave të Richard Orlinski
Piramida e Tiranës
Një ekspozitë krejt e veçantë nga artisti Richard Orlinski, do të jetë pjesë e ditës hapëse të KubFrance Tirana. Skulpturat atipike dhe shumëngjyrëshe janë të vendosura përreth Piramidës së Tiranës. Orlinski dallon me stilin e tij ikonik dhe në veprat e tij sublimon realitetin duke krijuar vizione të gjalla dhe dinamike.
MON & THU
13 & 16
13 Maj, Ora 20:00 KubFrance Tirana -Piramida 16 Maj, Ora 21:00, Kino Bar
Dylan Dylan DJ SET
KubFrance Tirana -Piramida / Kino Bar
Dylan Dylan është një producente franceze me influencë në rrymën e muzikës elektronike. Publikut do t’i ofrohet një set i përgatitur enkas për natën hapëse të KubFrance Tirana duke i dhënë energji mbrëmjes dhe Javës Franceze.
MON-TUE
13-14
13 & 14 Maj, Ora 15:00-18:00
Touch Rugby
Lulishtja e Pramidës së Tiranës
Një prej sporteve më të rëndësishme për francezët, Touch Rugby, do të vijë shumë pranë për të gjithë ata që janë kuriozë të mësojnë më shumë dhe të njihen me një disiplinë të re. Trajneri i klubit Bourgoin Jailleu, ardhur nga Franca do të transmetojë tek të rinjtë rregullat bazë të këtij sporti që premton shumë argëtim.
TUE
14
14 Maj, Ora 10:00
Inagurimii dhomës “Pierre Cabanes”
Biblioteka Kombëtare
Në nder të të ndjerit Pierre Cabanes, arkeologut francez që mori pjesë në gërmimet arkeologjike të Apolonisë dhe për të përkujtuar veprën e tij, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë inaguron një dhomë në emër të tij.
TUE-FRI
14-17
14 - 17 Maj, Ora 14:00-19:00
Bistro "La Marseillaise”
Lulishtja e Piramidës së Tiranës
Si mund të mungonte gastronomia e famshme franceze, një pikë e artë në kulturën e pasur me famë botërore. Një bistro tipike, "La Marseillaise",vjen në lulishten e Piramidës së Tiranës për publikun, i cili do të mund të degustojë disa prej produkteve më të spikatura të kësaj kulture që të merr mendjen me shijet e saj karakteristike.
TUE-FRI
14-17
14-17 Maj, Ora 14:00-19:00
Turneu Pétanque
Lulishtja e Piramidës së Tiranës
Vetë jeta nuk ka kuptim pa lojë dhe argëtim. Prandaj Java Franceze sjell energji dhe argëtim nëpërmjet Pétanque, një lojë me shumë traditë në Francë, veçanërisht në zonën jugore. Shumë e lehtë për t'u kuptuar dhe shijuar në çdo moment të ditës! Është një lojë që bën bashkë njerëz nga të gjitha moshat, miq, familje, etj…
THU
16
16 Maj, Ora17:00
Dita Franceze Alumni
KubFrance Tirana - Piramida
Të gjithë të rinjtë shqiptarë që kanë dëshirë të ndjekin studimet në universitetet franceze, do të kenë mundësinë të njihen me ekperienca të rrjetit Alumni që kanë kryer studimet në Francë dhe tashmë janë gati të ndajnë eksperiencat e tyre. Ky është një aktivitet kuptimplotë që synon të forcojë lidhjen akademike midis Francës dhe Shqipërisë.
TUE-WED
14-15
14 &15 Maj, Ora 11:00-20:00
Video Lojërat Made in France
Piramida, Alba game dhe Live në Twitch
Realiteti Virtual dhe lojërat kompjuterike kanë krijuar gjithnjë e më tepër interes përgjatë viteve të fundit. KubFrance Tirana, Games in Paris dhe Alba Games do të prezantojnë dhjetë video lojëra të reja franceze. Ky bashkëpunim ka si qëllim të lidhë ekspertizën franceze të lojërave digjitale me komunitetin shqiptar të të pasionuarve pas lojërave kompjuterike.
FRI
17
17 Maj, Ora 21:00
Shfaqja e filmave: (Les Joueuses #paslàpourdanser / Les roses et les bleus)
KubFrance Tirana - Piramida
Mbyllja e Javës Kulturore Franceze do t’i dedikohet sportit si mjet integrimi dhe mirëqenieje. Dy filma fantastikë që promovojnë vlerat e sportit do të shfaqen në hapësirën e dedikuar të KubFrance Tirana. Gjithashtu këto filma janë pararojë e frymës së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024, që Franca po i pret me krenari dhe me një qasje të qëndrueshme.
WED-THU
15-16
15 & 16Maj, Ora 19:30
Shfaqje ujore, piroteknike nga: Fou de bassin & Ilotopie
Liqeni Artificial i Tiranës
Shfaqja më e madhe ujore dhe piroteknike e realizuar ndonjëherë në Shqipëri, premton një realitet enigmatik dhe do të dhurojë spektakël mbi Liqenin Artificial. Ky është spektakli i një teatri mbi ujë që shkon drejt së pamundurës dhe surreales.Vjen për publikun në dy mbrëmje, realizuar nga një trupë artistësh vizionarë francezë, Fous de Bassin dhe Ilotopie.
MON-SUN
13-19
13-19 Maj, Gjatë gjithë ditës
Programimi me VR
KubFranceTirana - Piramida
Një përzgjedhje veprash artistike franceze që do prezantohet në KubFranceTirana - Piramida.

1. Parisi, prapa skenave: Seina nga Raphaël Beaugrand, 2017 Parisi si një qytet sekret dhe me të papritura në pamje 360°, ku do zbuloni monumentet më të bukura në lumin e Senës me këtë tur virtual!

2. Paletae Van Gogh-ut, 2023, nga Gordon dhe Agnès Molia
Duke vendosur kufjet e VR, ju do shkoni në dhomën e ndenjes së shtëpisë së Dr. Gachete në Auvers-sur-Oise dhe do zbuloni portretine vajzës së Dr Gachet, Marguerite, pikturuar nga Van Gogh. Në tryezë është një paletë e ngjyrosur me bojë. Ky është fillimi i historisë së Marguerite Gachet dhe paleta që ju rrethon është kthyer tani në një peizazh që ju përfshin.Përmes kujtimevetë Marguerite,do të zbuloni katër nga pikturat kryesore të Van Gogh nga periudha Auvers-sur-Oise në një mënyrë interaktive dhe të animuar.

3. Champollion, Egjiptiani nga Gordon dhe Agnès Molia, 2022
Shtatë vjet pas zbulimit të misterit të hieroglifeve, Jean-FrançoisChampollion hyri në tempullin e Ebu Simbel. Ishte një moment vendimtar: pas katër muajsh ekspeditë, ai pati një takim me të madhin Ramses II. Ndjesitë e emocionit, entuziasemit dhe frikës përzierë bashkë: po sikur sistemi i tij i deshifrimit të mos funksiononte plotësisht?Kur doli nga ky takim, më në fund mundi të thoshte: “Kam të drejtën t'ju them se nuk ka asgjë për të ndryshuar në letrën tonë mbi alfabetin hieroglifik... alfabeti jonë është në rregull”. Falë kësaj përvoje të realitetit virtual, ju mund të rijetoni këtë përvojë unike si të ishit vetë Champollion-i, dhe të jetoni këtë moment të rëndësishëm në histori. Nën dritën e një pishtari, dhe shoqëruar nga zëri i Champollion,vizitori-eksplorues hyn në tempullin rindërtuar me bojëra uji nga David Roberts. Hap pas hapi, ju zbuloni kryeveprat aty, nga basorelievi gjigant i Betejës së Qadeshit e deri te skulpturat e Ramses II dhe perëndive Ra-Harakhty, Amun-Ra dhe Pta.Një mundësi unike për të shkuar në zemrën e një vendi të jashtëzakonshëm egjiptian!

4. Kinoskopi,prodhuar nga Ex Nihilo dhe Novelab, 2016 Prodhuar nga La Cinémathèque Françaisedhe Google Arts and Culture që të përkojnë me ekspozitën e përkohshme De Méliès à la 3D : la machine cinéma në 2017, kinoskopi 360 na çon në momente të rëndësishme të historisë së kinemasë, të teknikës dhe metamorfozës së imazhit në lëvizje. Përfshihu nëëndrrat,sekretet dhe magjinë ekinemasë në shoqërinë e Méliès, Chaplin, Kubrick, Leone, Truffaut, Godard, Tarantino dhe shumë të tjerëve!

French Week