java kulturore e GJERMANISË

2 Tetor - 6 Tetor

java kulturore e GJERMANISË

TETOR
2026
pre-sht
2-3
Premte - Shtunë  Ora: 19:00 - 00:00
DIHA-Oktoberfest
Hotel Rogner - Tiranë 
Oktoberfesti tradicional i DIHA-s sjell në Tiranë atmosferën autentike bavareze të “Wiesn”. Të ftuarit mund të shijojnë birrë gjermane, ushqime bavareze, muzikë live dhe një pistë të madhe kërcimi, në një ambient festiv të dekoruar me ngjyrat blu dhe të bardha.Rezervoni biletat këtu vetëm për datën 3 tetor: https://forms.cloud.microsoft/pages/responsepage.aspx
sht
3
Shtunë,  Ora: 11:00 - 13:00
Street Festival
Sheshi Rekreativ, Pazari I Ri - Tiranë
Vizitorët mund të njihen me informacionet e ofruara nga organizatat gjermane, të mësojnë më shumë rreth mundësive për studime dhe bursave në Gjermani, si dhe të zbulojnë bashkëpunimin e larmishëm gjermano-shqiptar. Specialitetet kulinare, buka e freskët, birra vendase dhe muzika live nga grupi Gaudiblosn i Mynihut krijojnë një atmosferë në frymën e një festivali gjerman në rrugë.
pre
3
Premte, Ora: 18:00 - 00:00
Berlini takohet me Tiranën
Parku Europa- Tiranë 
Një nga eventet kryesore të Javës Kulturore Gjermane 2026 në Tiranë, që do ta shndërrojë Parkun Europa në një hapësirë të gjallë të kulturës urbane. Muzika elektronike e frymëzuar nga skena e klubeve të Berlinit do të ndërthuret me estetikën gjermane dhe mikpritjen shqiptare
hen
6
Hënë, Hapja e ekspozitës Ora: 19:00
Ekspozita Multimediale “Përtej Shkatërrimit”
Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në datën 11 tetor në oraret 19:00 - 21:00 
Vila 31 x Art Eplora - Tiranë
Krijuar nga fotografi dokumentar Ilir Tsouko dhe shkrimtarja Anja Troelenberg, “Përtej Shkatërrimit” është një ekspozitë multimediale që sjell krizën klimatike përmes historive personale të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë mjedisore. E përshtatur për realitetin shqiptar, ekspozita synon të nxisë dialogun dhe reflektimin mbi ndryshimet klimatike, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

French Week