Ora: 20:00
“BirdWoman” - Performancë bashkëkohore nga Miriam Engel
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” - Tiranë
“Birdwoman”, me koreografi nga Miriam Engel, paraqitet si një vepër bashkëkohore vallëzimi mbi lirinë, vazhdimësinë dhe rilindjen. Përmes figurës simbolike të “Gruas-Zog”, shfaqja eksploron tensionin mes dëshirës për fluturim dhe nevojës për rrënjosje, duke trajtuar tema si identiteti, mëmësia dhe liria. Miriam Engel është një koreografe, valltare dhe aktore me mbi 20 vite përvojë krijuese në Izrael, Evropë, SHBA, Afrikë dhe Lindjen e Largët.