Java Kulturore Japoneze

tetor 2024
mer-mar
09-15
9,10,11,14,15 Tetor, Ora 19:00
Festivali i filmit japonez
Kinema Maks Velo - Tiranë
Ky festival ofron një mundësi unike për të eksploruar historitë që përshkruajnë jetën dhe kulturën e përditshme në Japoni. Pesë filmat e animuar prekin një spektër të gjerë tematikash dhe reflektojnë një mënyrë alternative të artit kinemagrafik japonez.
mer
09
9 Tetor, Ora 11:30 - 14:00
workshop ushqimi japonez
Instituti i Kulinarisë Neranxi - Tiranë
Java kulturore japoneze çelet me një workshop mbi traditën kulinare, ku një chef i mirënjohur do të përgatisë pjata tipike të kulturës dhe traditës japoneze. Ky event është një mundësi shumë e mirë për të thelluar njohuritë tuaja mbi teknikat dhe përbërësit unikë të kësaj kuzhine.
shtu
12
12 Tetor, Ora 14:00 - 15:20 dhe 16:00 - 17:20
Ceremonia e çajit
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike - Tiranë
Ceremonia e çajit është një traditë e lashtë dhe përfaqësuese e kulturës japoneze. Në këtë event do të keni mundësinë të vëzhgoni nga afër një grup mjeshtrash të ceremonisë së çajit në veprim, të shijoni çajin tradicional si dhe të njiheni me ritualet e tij të veçanta të përgatitjes dhe konsumimit.
die
13
13  Tetor, Ora: 10:30 - 12:00
Origami Workshop
Qendra Kombëtare e Kulturës për Femijë - Tiranë
Kreativiteti dhe tradita do të bashkohen në workshopin e origamit, pjesë e Javës së Kulturës Japoneze! Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar artin e palosjes së letrës, një traditë që ka ekzistuar për shekuj me rradhë dhe që vazhdon të frymëzojë njerëzit në të gjithë botën.
mar
15
15 Tetor, Ora 15:00 - 17:00
Simpoziumi - Kultura Japoneze
UPT Auditori kryesor - Tiranë
Përtej stereotipeve - është ky qëllimi i këtij simpoziumi, i cili do të përfshijë diskutime dhe prezantime të individëve që kanë qenë ose kanë studiuar në Japoni. Ata do të ndajnë përvojat e tyre, duke theksuar diferencat midis stereotipeve për Japoninë dhe realitetit të jetesës aty. Ky event do të ofrojë edhe informacion praktik mbi programet e studimeve jashtë.
di
03
03 nëntor, Ora:  10:00 - 14:00
Kupa e Ambasadorit
Parku Olimpik - Tiranë
Një event emocionues në kuadër të Javës Kulturore Japoneze! Turneu i Karates
dhe Judos do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku do të keni mundësinë të
shihni artet marciale me teknikën e tyre të jashtëzakonshme dhe disiplinën
që karakterizon këto sporte.

French Week