Kina

23 Shtator - 29 Shtator

Java Kulturore kineze

Shtator 2024
hen-shtu
23-28
23-28 Shtator, Ora 19:00-21:00
java e filmit kinez
Salla Cineplexx - TEG, Tiranë
Në javën Kulturore Kineze nuk mund të mungonte arti i kinemasë. Nëpërmjet një seleksionimi të kuruar, do të këni mundësi për të përjetuar kulturën kineze dhe për të zbuluar traditën dhe rëndësinë e saj përmes artit të shtatë. Tematikat eksplorojnë nga zhvillimet moderne te shoqërisë deri tek jeta e përditshme e personazheve të ndryshëm. Java do të jetë e mbushur me emocione dhe njohuri që do t'ju pasurojnë përvojën tuaj kulturore dhe kinematografike.
hen-die
23-29
23-29 Shtator, Ora 10:00-20:00
MIQTË/ ART & HISTORI
GAT - Tiranë
Pjesë e Javës Kulturore Kineze, ekspozita MIQTË/ ART & HISTORI sjell së bashku artistë kinezë dhe shqiptarë për të eksploruar rëndësinë dhe simbolikën e ngjyrave në kulturën kineze dhe ndikimin e tyre në artin e përbashkët. Këto vepra të realizuara në mediumin e akuarelit , nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng , Rick Huang, Wang Hai Tao , Hu Xiaoxing etj, na sjellin afër natyrën, folklorin dhe peizazhin kulturor. Bashkohuni me ne për të përjetuar një festë të ngjyrave dhe kreativitetit që lidh dhe frymëzon.
Mer
25
25 shtator, Ora 18:30-20:00
The sound of china
Katedralja e Kishës Ortodokse, Tiranë
Muzika është një nga elementët dallues dhe të spikatur të trashëgimisë kulturore kineze, e cila karakterizohet nga ritmet, meloditë dhe instrumentet unike të transmetuara brez pas brezi. Ky koncert muzikor realizohet në nder të 75-vjetorit të Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe do të performohet nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Dramës së Kërcimit të Republikës së Kinës.
pre
27
27 Shtator, Ora 18:00-20:00
the taste of china
Pedonalja Murat Toptani, Tiranë
Java Kulturore Kineze në Shqipëri, sjell një përvojë unike gastronomike me festivalin e ushqimeve kineze. Ky event do të ofrojë një gamë të gjerë pjatash tradicionale kineze, punime artizanale, lojëra argëtuese, demostrime të kaligrafisë kineze, perfomancë muzikore me Guzheng, një instrument tradicional kinez etj, për të eksploruar dhe përjetuar pasurinë e shijeve dhe traditave që karakterizojnë këtë kulturë të pasur.

French Week