java kulturore e KOSOVËS

19 Nëntor - 6 Dhjetor

java kulturore e KOSOVËS

NËNTOR-DHJETOR 202
enj
19
Enjte, Ora : 20.00
“NJERIU QË JETOI DY HERË”
Salla qendore UART - Tiranë
Podkasti Skenik “Njeriu që jetoi dy herë” sjell historinë dhe kontributin e Tonin Guraziut, pianistit të parë profesionist shqiptar dhe një prej figurave pioniere të muzikës dhe jetës koncertore në Shqipëri. Përmes dokumenteve arkivore, rrëfimit live dhe interpretimeve muzikore nga artistë lirikë e pianistë të brezave të ndryshëm, ky aktivitet synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë artistike të një figure të rëndësishme të kulturës shqiptare.
shtu
21
Shtune, Ora: 11:00 - Ceremonia e shpalljes së çmimeve
Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës’- ‘Edicioni i Dytë’, 
Galeria e Artit Tiranë (GAT) - Tiranë
Edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës dhe Vizatimit është një ngjarje e rëndësishme artistike që bashkon artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ekspozita është organizuar në tri pavione kryesore: veprat e artistëve ndërkombëtarë, artistët shqiptarë, me një hapësirë të dedikuar grafikëve nga Kosova dhe diaspora, si dhe pavioni i Mjeshtërve të Grafikës.
pre
20-22
Premte-diel  Ora: Gjatë gjithë ditës
“Next Generation 2.0”
Bajram Curri - Tropojë
NEXT GENERATION 2.0 është një platformë ndërkufitare që bashkon artistë, krijues dhe profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova. Programi përfshin forume mbi industritë kreative, ekspozita, panaire artizanale, performanca artistike dhe aktivitete për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Tropojës, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.
pre
22
Diel, Ora:  11:00
“Poezia është liri”
Muzeu Kombëtar Pavarësia - Vlorë
Në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, organizon aktivitetin “Poezia është liri”.
hen
23
Henë Ora:  11:00
“Buka që na bashkon"
Hangart, Kinostudio - Tiranë
“Buka që na bashkon” është një festë e Kosovës dhe Shqipërisë përmes bukës dhe flisë, ku fëmijët, familjet dhe të rinjtë njohin, gatuajnë e shijojnë bashkë trashëgiminë ushqimore që na lidh. Kultura buknore, e risjellë dhe e transmetuar nëpërmjet ushqimit, diskutimeve dhe muzikës.
mar
24
Martë Ora:  10:00
Takim “Dialog me Historinë”- Ekspozitë “Rruga drejt Pavarësisë”
Gjimnazi “Qemal Stafa” - Tiranë
Aktiviteti përfshin bashkëbisedimin “Dialog me Historinë”, përmes prezantimit të objekteve muzeore dhe rëndësisë së festave të Nëntorit, si dhe ekspozitën fotografike “Rruga drejt Pavarësisë”, me imazhe që pasqyrojnë rrugëtimin drejt shpalljes së Pavarësisë. 
mar
24
Martë Ora:  1:600
Ekspozitë përkujtimore: “Firmëtarët e Pavarësisë mes lavdisë dhe përndjekjes” 
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”  - Tiranë
Në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” organizon një aktivitet përkujtimor kushtuar firmëtarëve dhe delegatëve të 28 Nëntorit 1912, të përndjekur më vonë nga regjimi komunist. Aktiviteti shoqërohet me një ekspozitë të përkohshme me postera informues në shqip dhe anglisht, që pasqyrojnë historitë dhe fatet e këtyre personaliteteve.
mar
24-06
Ceremonia e çeljes: 24 nëntor, ora 18:00. Hapur për publikun: 24 nëntor - 06 dhjetor 2026, ora 09:00-19:0
Expo “KOSOVA E KADARESË”
Biblioteka Kombëtare e ShqipërisëSheshi "Skënderbej"
Ekspozita “Kosova e Kadaresë” sjell për publikun dokumente nga arkivi personal i Ismail Kadaresë, përfshirë dorëshkrime, artikuj dhe letra kushtuar Kosovës përgjatë afro gjashtë dekadave. Organizuar në bashkëpunim me Shtëpinë-Studio Kadare
enj
26
Enjte Ora:  18:00
Koncert Festiv “Nëntori Kuq e Zi”
Teatri i Kukullave - Tiranë
Një koncert me karakter kombëtar, ku Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë sjell në skenë talentin e fëmijëve dhe të rinjve përmes një programi artistik të larmishëm, që përfshin këngë, valle, etyde dhe aktrim, duke promovuar vlerat e artit dhe kulturës shqiptare.
enje
26
Enjte Ora:  19:00
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore
Pallati i Brigadave - Tiranë
Ansambli sjell atmosferën e festave kombëtare pranë bashkëatdhetarëve tanë, kudo që ndodhen, përmes një udhëtimi artistik në kulturën, traditat, këngët dhe vallet shqiptare, duke përcjellë dashurinë për atdheun dhe lidhjen me rrënjët tona. 
pre
27
Premte Ora:  1800
Tradita që na bashkon
Sheshi Skënderbej - Tiranë
Një koncert i madh festiv që sjell në zemër të kryeqytetit muzikën, këngët dhe traditat më të bukura shqiptare. Një mbrëmje e mbushur me ritme, emocione dhe atmosferë festive, që feston pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe bashkon publikun përmes artit dhe muzikës shqiptare.
sht
28
Shtune Ora:  19:00
Për ty, Atdhe
TKOBAP - Tiranë
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve sjell atmosferën e festave kombëtare pranë bashkëatdhetarëve tanë, përmes një udhëtimi artistik në traditën, muzikën dhe vallet shqiptare, duke përcjellë dashurinë për atdheun dhe lidhjen e fortë me rrënjët dhe identitetin kombëtar.
hen
30
Hëne Ora: 18:00
Koncert "Quartet in Colors" – Reverie Quartet- Kuarteti Harkor i Filharmonisë së Kosovës
TKOBAP- Tiranë
Programi koncertor përfshin interpretime nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
mar
01
Martë Ora:  11:00
Shfaqje e filmit artistik “Kur pranvera vonohet”
Kinema DRITA në AQSHF - Tiranë
Filmi “Kur pranvera vonohet”, prodhuar nga Kosovafilm në vitin 1979 dhe me regji të Ekrem Kryeziut, sjell një kronikë dramatike të Luftës së Dytë Botërore në Rrafshin e Dukagjinit. Filmi pasqyron përpjekjet e çetave të para partizane për organizimin e rezistencës kundër pushtuesve fashistë e nazistë, duke vënë në fokus sakrificat, dilemat dhe përplasjet e popullsisë vendase në rrugën drejt lirisë.
mer
02
Mërkurë Ora:  11:00
Shfaqje e filmit artistik “Rojet e mjegulles”
Kinema DRITA në AQSHF - Tiranë
Filmi “Rojet e mjegullës”, prodhuar nga Kosovafilm në vitin 1988 dhe me regji të Isa Qosjes, sjell një rrëfim ku imazhet dhe realiteti ndërthuren për të pasqyruar përvojat e një shkrimtari përballë kufizimeve dhe presionit të një regjimi totalitar.
enj
03
Enjte Ora:  11:00
Shfaqje e filmit artistik “Kukumi”
Kinema DRITA në AQSHF - Tiranë
Filmi, i prodhuar në vitin 2006 dhe me regji të Isa Qosjes, është një komedi e zezë, sa poetike aq edhe therëse, që trajton realitetin e Kosovës pas luftës. Historia ndjek Kukumin, Marën dhe Hasanin, tre persona që dalin nga një spital psikiatrik dhe nisin një udhëtim në kërkim të një vendi ku mund të ndihen të pranuar. Përmes përvojave dhe sfidave të tyre, filmi pasqyron vështirësitë e përshtatjes dhe kërkimin e identitetit e të përkatësisë në një shoqëri të sapodalë nga lufta.
enj
03
Enjte Ora:  22:00
Shfaqja teatrale "ZOT"
Teatri Eksperimental - Tiranë
Shfaqja trajton dilemat etike, juridike dhe filozofike mbi të drejtën e individit për të vendosur mbi fundin e jetës së tij. Përmes një procesi gjyqësor, ku publiku bëhet pjesëmarrës aktiv, vepra nxit reflektimin mbi lirinë individuale, dinjitetin njerëzor dhe kufijtë e përgjegjësisë shoqërore.
pre
3-4
Enjte-Premte Ora:  19:00
Festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”
TKOBAP - Tiranë
Një koncert nga Orkestra e Harqeve e TKOB-së, që sjell në skenë një program muzikor me vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, duke promovuar krijimtarinë dhe trashëgiminë muzikore shqiptare.
pre
04
Premte Ora:  19:00
Shfaqja e Filmit  "Shtëpia e Kombit"
Kinema Millenium - Tiranë
Dokumentari “Shtëpia e Kombit”, me skenar dhe producencë nga Helena Halilaj dhe regji nga Burim Haliti, sjell një dëshmi mbi eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të banorëve të Kukësit. Përmes intervistave, materialeve arkivore dhe rikrijimeve artistike, filmi dokumenton solidaritetin dhe humanizmin e treguar ndaj mijëra familjeve kosovare të strehuara në Shqipëri.
shtu
05
Shtune Ora:  11:00
 Katalogu i Artit Bashkëkohor Shqiptar-2026
Qendra "Sotir Kolea"- Tiranë
Promovimi i edicionit të dytë të botimit “Katalogu i Artit Bashkëkohor Shqiptar – 2026”, një projekt i drejtuar nga Ylli Drishti, nën kujdesin e prof. Gazmend Lekës dhe me kontributin e një komiteti kritik studiuesish e kuratorësh arti. Katalogu dokumenton dhe promovon krijimtarinë e artistëve shqiptarë në Shqipëri, rajon dhe diasporë, duke përfshirë vepra të gjinive të ndryshme të artit pamor, nga gjysma e dytë e shekullit XX deri në vitin 2026.

French Week