java kulturore e KROACISË

26 Shtator - 29 Shtator

java kulturore e KROACISË

shtator 2026
shtu
26
Shtunë, Ora:  18:00
Koncert i ansamblit “Ad Gloriam Brass”
Holli koncertor, TKOBAP - Tiranë
“Ad Gloriam Brass” është një nga ansamblet më të njohura të tunxhit në Kroaci, i themeluar në vitin 1993 dhe i përbërë nga gjashtë muzikantë të shquar të orkestrave kryesore të Zagrebit. Ansambli do të prezantojë një koncert njëorësh me muzikë klasike, kolona zanore filmash dhe muzikë të njohur, përmes aranzhimeve të veçanta për instrumente tunxhi. 
die
27
Dielë Ora:  19:00
Koncert i ansamblit “Ad Gloriam Brass”
Katedralja e Shën Shtjefnit - Shkodër
“Ad Gloriam Brass” është një nga ansamblet më të njohura të tunxhit në Kroaci, i themeluar në vitin 1993 dhe i përbërë nga gjashtë muzikantë të shquar të orkestrave kryesore të Zagrebit. Ansambli do të prezantojë një koncert njëorësh me muzikë klasike, kolona zanore filmash dhe muzikë të njohur, përmes aranzhimeve të veçanta për instrumente tunxhi. 
hen
28
Hënë, Ora: 20:00
Shfaqje teatrale nga Teatri Gavran: “Kafe në mesditë”
Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"- Tiranë
Teatri Gavran do të prezantojë “Kafe në mesditë”, një vepër e dramaturgut të njohur kroat Miro Gavran, që trajton me ngrohtësi dhe humor marrëdhënien mes një nëne dhe djalit të saj përgjatë më shumë se njëzet vitesh. Në shfaqje interpretojnë Mladena Gavran dhe Vedran Komerički. 
mar
29
Martë, Ora:  11:00
Prezantimi i Fjalorit Juridik Shqiptaro-Kroat
Europe House - Tiranë
Fjalori Juridik Kroato-Shqiptar, i botuar në vitin 2024 në Velika Gorica, është një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e terminologjisë juridike dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë. Fjalori është hartuar nga Armenda Amiti, me bashkautorë Elita Zenuni dhe Prof. Dr. Driton Haruni. Prezantimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e autores dhe njërit prej bashkautorëve, në shqip dhe anglisht, sipas formatit të dakordësuar me organizatorët.
mar
29
Martë, Ora:  13:00 dhe 19:30
Prezantimi i qytetit të Pagut & Koncert: Nga Kroacia me Dashuri
Ora: 13:00 - Marshim nga Hotel Mak Albania drejt Sheshit Skënderbej me një performancë flash mob 15-minuta. Ora: 19:30 - Prezantimi i qytetit të Pagut & Koncert në Universitetin e Arteve
Qyteti i Pagut do të prezantojë trashëgiminë kulturore dhe gastronomike përmes muzikës, valleve tradicionale, kostumeve folklorike, punimit të dantellës dhe produkteve lokale. Programi do të promovojë Pagun si destinacion kulturor dhe turistik dhe duke forcuar shkëmbimin kulturor mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

French Week