Maqedonia e veriut

03 Shtator - 06 Shtator

Java Kulturore e Maqedonise se veriut

shtator
2026
enjt
3
Enjte, Ora: 19:00
Koncert i Orkestrës së Dhomës ConTempora dhe Ansamblit Folklorik EuroArt
Salla e Koncerteve e Kishës Ortodokse - Tiranë
Orkestra e Dhomës ConTempora, një nga formacionet më të njohura të Maqedonisë së Veriut, do të interpretojë vepra të kompozitorëve klasikë maqedonas. Më pas, Ansambli Folklorik EuroArt do të sjellë në skenë vallet, këngët dhe muzikën tradicionale të vendit, të interpretuara me kostume autentike dhe instrumente karakteristike.
pre
4
Premte Ora: 20:00
Koncert i Orkestrës së Dhomës Ajga
Kisha e “Shën Luçisë” - Durrës
Orkestra e Dhomës Ajga do të sjellë një mbrëmje koncertore me interpretime që pasqyrojnë nivelin e saj të lartë artistik. Koncerti do të drejtohet nga maestro Ivan Eminović, një prej dirigjentëve më të vlerësuar të brezit të ri, i njohur për interpretimet e tij të ndjeshme dhe promovimin e muzikës klasike dhe krijimtarisë së kompozitorëve maqedonas.
sht
5
Shtunë, Ora: 19:00
MEVLEM – Koncert me Muzikë dhe Poezii shoqëruar me degustim birre dhe DJ Set
 Vila 31 x Art Explora - Tiranë
Mevlem është një projekt artistik i kompozitorit dhe poetit maqedonas Marko Videnović, që ndërthur muzikën e dhomës me poezinë në një dialog intim mes tingullit dhe fjalës. Përmes kompozimeve origjinale dhe recitimeve poetike, koncerti ofron një përjetim emocional që pasqyron identitetin kulturor dhe shpirtëror të Maqedonisë së Veriut.
die
6
Dielë, Ora: 17:00
Shpirti i Maqedonisë së Veriut në Korçë
Pazari i Vjetër - Korçë
Mbyllja e Javës Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Korçë do të sjellë një program të pasur me fotografi, teatër, muzikë dhe valle tradicionale. Publiku do të shijojë ekspozitën fotografike të Pali Kolefskit, monodramën "Megnikot", performanca folklorike dhe koncertin përmbyllës të Kristian Gjorgjit, në një mbrëmje festive që kremton kulturën dhe traditat e Maqedonisë së Veriut.

French Week