Polonia

14 Prill - 19 Prill

Java Kulturore Polake

Prill
2025
hen
14
Hënë Ora: 18:30 - 20:30
Shfaqje vallesh tradicionale polake nga Ansambli i Këngëve dhe Vallëve SILESIANIE
Reja - Tiranë
Grupi “Silesianie” , i cili ka performuar në rreth 800 koncerte në mbarë botën dhe ka marrë pjesë në më shumë se 80 festivale ndërkombëtare të folklorit, do të sjell një performancë të pasur me valle tradicionale polake, ku do të prezantojnë një përzgjedhje të ndryshme vallesh karakteristike, përfshirë Polonez, një valle e cila është e regjistruar në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Ky grup i ri do të bashkëpunojë ngushtësisht me Ansamblin Kombëtar të Shqipërisë, për të mësuar dhe performuar së bashku vallen polake Trojak, një përvojë e cila do të jetë një mundësi unike për të thelluar lidhjet kulturore midis dy vendeve. Pjesë e këtij shkëmbimi kulturor do të jetë gjithashtu mësimi dhe interpretimi i valleve tradicionale shqiptare, duke u mundësuar anëtarëve të grupit të përjetojnë dhe vallëzojnë në ritmet e kulturës shqiptare.
mar
15
Martë Ora: 11:00 - 13:00
Masterclass i valleve tradicionale polake për studentë
UART - Salla e provave
Grupi i vallëzimeve tradicionale polake “Silesianie”, do të prezantojë një përzgjedhje të vallëve tradicionale polake në Tiranë. Në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, ata do të zhvillojnë një masterclass me studentët e vallëzimit të Universitetit të Arteve, duke ndarë me ta elementët kryesorë të vallëzimit polak dhe përvojën e tyre artistike. Ky takim do të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi kulturor dhe frymëzimi për të rinjtë që studiojnë artin e vallëzimit në Shqipëri.
mar
15
Martë Ora: 16:00 - 18:00
Punëtori arti për fëmijë me autoren dhe ilustratoren e librave Monika Filipina
Teatri i Kukullave - Tiranë
Monika Filipina, autore dhe ilustratore e librave për fëmijë, e vlerësuar me çmime ndërkombëtare dhe me mbi 50 libra të publikuar (nga të cilët 11 janë përkthyer në mbi 20 gjuhë), vjen në Tiranë për të udhëhequr një punëtori krijuese për fëmijët 6–8 vjeç. Në këtë workshop të veçantë, fëmijët do të mësojnë si lind një ilustrim libri, do të eksperimentojnë me pikturë dhe kolazh, dhe do të krijojnë veprat e tyre unike artistike — gjithçka nën udhëheqjen e një profesionisteje të botës së librave për fëmijë. Një mundësi e mrekullueshme për të nxitur imagjinatën, krijimtarinë dhe dashurinë për artin vizual. Punëtoria do të zhvillohet në gjuhën angleze, max për 20 fëmijë dhe regjistrimi paraprak është i detyrueshëm në: tirana.amb.sekretariat@msz.gov.pl 
mar
15
Martë Ora: 20:00 - 22:00
Shfaqje filmi 'Papusza', seancë pyetje-përgjigje me regjisoren Joanna Kos-Krauze
UART, Holli Black Box
"Papusza" , me regji të Joanna Kos-Krauze dhe Krzysztof Krauze, dy nga autorët kryesorë të kinematografisë polake, është një film që rrëfen historinë e vërtetë të gruas së parë Rome që shkroi dhe botoi poezitë e saj, duke sfiduar kështu imazhin tradicional të femrës në komunitetin rom. Filmi ndjek jetën e saj nga lindja deri në pleqëri: martesa e detyruar në moshë të vogël, jeta në taborin rom përpara, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, vendosja me forcë në Poloninë komuniste dhe më pas jeta urbane në varfëri. Takimi i saj me poetin polak Jerzy Ficowski, i cili zbuloi talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe botoi poezitë e saj, e vendosi Papusza-n në një situatë tragjike: megjithëse u bë një poete e njohur, ajo u përball me përjashtimin nga komuniteti rom, i cili e akuzoi për zbulimin e sekreteve të tyre. Filmi u vlerësua me disa çmime në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2013.
Mer
16
Mërkurë Ora: 17:00 - 18:30
Takim letrar me autoren e librave për fëmijë Monika Filipina
Europe House- Tiranë
Monika Filipina, autorja e njohur e librave për fëmijë, e cila bashkëpunon me shtëpi botuese në Poloni dhe jashtë saj, do të zhvillojë një takim me fëmijët dhe prindërit. Librat e saj janë botuar në Poloni, Britaninë e Madhe, Itali dhe Spanjë, dhe për herë të parë do të prezantohen në Shqipëri. Takimi do të përfshijë prezentimin e librave dhe lexime të ndara, ku fëmijët dhe prindërit do të kenë mundësinë të shijojnë botën magjike të librave për fëmijë dhe të njohin teknikat që bëjnë që historitë të bëhen të gjalla me ilustrime reale dhe emocionuese.
Mer
16
Mërkurë Ora: 20:00 - 22:00
Shfaqje e filmit “ Birds are singing in Kigali” seancë pyetje-përgjigje me regjisoren
UART - Salla Cesk Zadeja
Filmi sjell një pasqyrim të pasojave afatgjata të traumës së masakrës së vitit 1994 në Ruandë, duke eksploruar ndikimin e saj jo vetëm tek viktimat me origjinë Tutsi, por edhe tek të huajt që u bënë dëshmitarë dhe vëzhgues të kësaj tragjedie. Historia na tregon sesi dhimbja, kujtimet dhe plagët e së kaluarës vazhdojnë të jenë të pranishme, duke ndikuar në jetët e atyre që e përjetuan drejtpërdrejt dhe të atyre që e dëshmuan nga afër. Regjia vjen nga dyshja e njohur Joanna Kos-Krauze dhe Krzysztof Krauze, të cilët, për më shumë se 20 vite bashkëpunim, kanë krijuar disa nga filmat më të vlerësuar në kinematografinë ndërkombëtare. Me stilin e tyre të veçantë dhe ndjeshmërinë artistike, ata sjellin një histori prekëse dhe reflektuese mbi pasojat e së kaluarës dhe mundësinë e shpresës në të ardhmen.
enj
17
Enjte Ora: 10:00 - 12:00
Masterclass filmi për studentë me regjisorën polake Joanna Kos-Krauze
UART - Holli Small Black Box
Studentët e Fakultetit të Teatrit dhe Filmit në Universitetin e Arteve do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një masterclass unik, të udhëhequr nga regjisorja e njohur Joanna Kos-Krauze, e cila do të ndajë përvojën e saj përmes filmit “Birds are Singing in Kigali”. Ky masterclass do t’u ofrojë të rinjve një vështrim të thelluar në procesin krijues, duke eksploruar temat, stilin regjisorial dhe sfidat artistike që e kanë bërë këtë film një vepër të vlerësuar ndërkombëtarisht. Një takim frymëzues me kinemanë.
enj-pre
17 - 18
17 Ora: 16:00 - 18:00 dhe 18 Ora 14:00-16:00
Trajnime volejbolli me trajnerë nga Shoqata e Volejbollit të Polonisë.
 Shkolla Ismail Qemali - Tiranë
Një seri seancash stërvitore volejbolli për nxënësit e shkollave të Shqipërisë do të realizohen nga trajnerë të njohur nga Federata Polake e Volejbollit. Trajnerët janë: z. Szymon Szlendak (menaxher i ekipit kombëtar të femrave të Polonisë dhe koordinatori i ekipeve kombëtare të të rriturve) dhe z. Dawid Krupa (Trajner Kombëtar, trajner i parë i klubit ZAKSA Strzelce Opolskie – liga e dytë për meshkuj). Ky aktivitet do të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive të lojtarëve të rinj dhe do të ndihmojë në promovimin e volejbollit si sport në Shqipëri, duke përfshirë teknikën dhe strategjinë e volejbollit ndërkombëtar.
pre
18
Ora: 18:00 - 20:00
Ndeshje volejbolli për adoleshentë
Shkolla Vasil Shanto - Tiranë
Nën kujdesin dhe mbikëqyrjen profesionale të trajnerëve të mirënjohur nga Federata Polake e Volejbollit — z. Szymon Szlendak (menaxher i ekipit kombëtar të femrave të Polonisë dhe koordinator i ekipeve kombëtare të nivelit të lartë) dhe z. Dawid Krupa (trajner kombëtar, trajner i parë i klubit ZAKSA Strzelce Opolskie) — do të zhvillohet një ndeshje volejbolli me pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare. Ky aktivitet sportiv synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sportit, të shkëmbejë eksperienca profesionale dhe të ofrojë mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit në Shqipëri.
pre
18
 Premte Ora: 20:00 - 22:00
Koncert i grupit polak të jazz-it JAH Trio.
UART,  Holli Black Box - Tiranë
Si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri, grupi polak "JAH Trio" do të ofrojë një koncert të paharrueshëm për adhuruesit e jazz-it me një përzierje të swing-ut, groove-it dhe improvizimit.
sht
19
Shtunë Ora: 19:00 - 21:00
Koncert i grupit polak të jazz-it JAH Trio.
 Shkolla e muzikës Prenk Jakova - Shkodër
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it, skena e Tiranës mirëpret TAH Trio, një nga grupet më interesante të jazz-it bashkëkohor nga Polonia. Koncerti zhvillohet si pjesë e projektit ndërkombëtar JAZZ PO POLSKU – “Around the World”, që synon të promovojë jazz-in polak përtej kufijve, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Jazz-it. E themeluar në vitin 2014, TAH Trio është një formacion akustik që sjell një tingull të veçantë, duke ndërthurur elemente të swing-ut, groove-it dhe improvizimit të lirë. Muzika e tyre është e pasur me nuanca, dinamikë dhe emocion, duke krijuar një përvojë dëgjimi të veçantë për publikun. Në repertorin e tyre përfshihen si kompozime origjinale, ashtu edhe interpretime të freskëta të standardeve klasike të jazz-it – gjithmonë me një stil të tyre autentik.

French Week