Kosova

26 October - 31 October

austrian cultural week

nentor
2024
pre
22
22 Nëntor, Ora 17:00
Bisedë-Ekspozitë me Artistin Eshref Qahili; "Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale"
Teatri Aleksandër Moisiu - Durrës
Arti Bashkëkohor Kosovar në kohën e IA-s nën suazën e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit synon ndërlidhjen dhe ndërveprimin e ri kulturor midis artistëve shqiptar midis Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të komunitetit në qytetit e Durrësit. Gjithashtu dhe njohjen me artin bashkëkohor kosovar dhe qasjen e tij estetike dhe antropologjike, si një mënyrë për promovimin e turizmit artistik dhe edukimin e komunitetit vendas përmes artit dhe kulturës.
pre
22
22 Nëntor, Ora 19:00
Koncerti Side by Side : “Schumman and Strauss”
Holli koncertor i Teatrit të Operës dhe Baletit - Tiranë
Besa Llugiqi – soprano dhe Misbah Kaqamaku - piano do të sjellin një performancë unike, duke ngjitur në skenë pjesë nga dy gjenitë botëror të muzikës klasike, Schumman dhe Strauss.
sht
23
23 Nëntor, Ora : 20:00 Cermonia hapëse. Projektimi fotove nga 23 nentori - 3 dhjetor ora 17:00 deri 24:00
Projekti “Të kam në mendje”
Piramida - Tiranë
Projekti “Të kam në mendje” i drejtuar nga Malda Susuri, synon të adresojë sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rriturit në Kosovë dhe në Shqipëri si pasojë e pikëllimit dhe humbjes. Duke rritur ndërgjegjësimin, reduktuar stigmën, dhe duke krijuar një komunitet mbështetës që ndihmon dhe fuqizon individët të përballen më mirë me problemet e shëndetit mendor, projekti synon të kontribuojë drejt përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies mendore dhe emocionale në vend.
hen
25
25 nëntor, Ora 14:00
“Krenari mbi supe” - Sfilatë kostumesh në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit.
COD - Tiranë
Fëmijët e Kursit të Kostumografisë do të sjellin punime të realizuara enkas për Jubileun e çlirimit. Kostume tradicionale shqiptare që evidentojnë që evidentojnë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
hen
25
25 nëntor, Ora 18:00
Koncerti koral “Jehonë Shqiptare”
Salla 150 ArTurbina - Tirane
“Jehonë Shqiptare” do të ngjis në skenë artistë profesioniste që kanë bërë historinë e artit shqiptar por edhe më gjerë, si nga Shqipëria dhe nga Kosova. Kjo mbrëmje i dedikohet artit dhe kulturës Kosovare dhe përveç artistëve shqiptarë do të jenë të ftuar edhe artistë nga kosova.
hen
25
25 nëntor, Ora 19:00
Opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut”
Teatri i Operës dhe Baletit -Tiranë
“Goca e Kaçanikut” është opera e parë kosovare-shqiptare dhe është kompozuar nga kompozitori Rauf Dhomi (1945). Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi. Ky produksion vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.
mar
26
26 nëntor, Ora 11:00
Food Fair "Shije Shqiptare"
Tiranë
Shije Shqiptare, panairi i madh i produkteve nga të gjitha trevat shqiptare. Një mundësi për shijuar një pasuri shijesh dhe aromash tradicionale nga Shqipëria dhe Kosova. Nga produktet artizanale tek pijet tradicionale, ky panair është një udhëtim i vërtetë në kulturën dhe traditën shqiptare. Mos e humbisni mundësinë të provoni shijet më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës!
mar-sht
26-30
26-30 Nëntor Ora : 18:00 Ceremonia e hapjes. Orari i ekspozitës cdo ditë 09:00-15:00
Kujtesa e Kosovës: “Ekspozitë në 150 Vjetorin e lindjes së At Shtjefën Gjeçovit
Sotir Kolea, Biblioteka Kombëtare - Tiranë
Ekspozita organizohet në 150 Vjetorin e lindjes së At Shtjefën Gjeçovit me materiale të ndryshme bibliotekare të cilat janë pjesë e Koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kjo ekspozitë do të ketë si synim të promovojë dhe të nderoj veprimtarinë krijuese të këtij autori, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar përgjatë gjthë jetës së tij. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shqiptarëve të veriut dhe veçanërisht për kodifikimin e përmbledhjeve të lëndës kanunore, veçanërisht Kanunit të Lek Dukagjinit.
mar
26
26 nëntor, Ora 20:00
Rikthim i “Shkodra Elektronike”
Arturbina - Tiranë
Vijnë me një show inovativ midis botës magjepsëse të polifonisë shqiptare, tingujve hipnotikë të krijuar nga kori shqiptar iso-polifonik dhe ritmet elektronike. Ejani të na bashkoheni ndërsa sjellim përmes inovacionit, interpretimin e rrënjëve tradicionale!
mer
27
27 nëntor, Ora 10:30
Workshop edukues për fëmijë
Galeria Kombëtare e Arteve, Kinostudio - Tiranë
Nxënësit e shkollës “At Zef Pllumi” do të zhvillojnë një workshop ku do njihen nga afër me regjistrin e katalogut fizik te bibliotekarit. Gjithashtu do të shohin një video dhe do të njihen nga afer me vepra të artit pamor.
mer
27
27 nëntor, Ora 18:30
Koncerti “Drit'n e syve m'dha flamuri"
Teatri Migjeni - Shkodër
Koncerti, i realizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota, ofron një program të pasur artistik, me këngë dhe valle të bukura nga trevat shqiptare, të cilat pasqyrojnë traditën dhe kulturën e pasur të popullit shqiptar.
mer
27
27 nëntor, Ora 11:00
“Në anën e duhur të historisë: Pasqyrimi i Çlirimit të vendit në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”.
Biblioteka Kombëtare - Tiranë
Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”, do të keni mundësinë të shikoni koleksionet dhe materialet që pasqyrojnë momentet kryesore të çlirimit. Një material i pasur nga arkivat historike të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.
mer
27
27 nëntor, Ora 19:00
Koncerti “Tingujt që sollën lirinë”
TKOB - Tiranë
Koncert gala me muzikën më të mirë shqiptare me temën e luftës nacional-çlirimtare, në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Ky event sillet në skenë nga TKOB në bashkëpunim me Orkestrën e Forcave të Armatosura dhe dirigjohet nga Dritan Lumshi.
enj-sht
28-30
28-30 Nëntor, Ora 18:00
Ekspozita e fotografisë “Keep calm and smile”
Sheshi pranë Bunk Art 2 - Tiranë
“Keep Calm and Smile” e fotografit me famë botërore nga Kosova Korab Basha. Ekspozita i kushtohet të rinjve dhe të rejave, që janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kohën kur në botë dhe rajon janë shtuar tensionet dhe konfliktet, fotografi Korab Basha, përmes fotove të tij, hedh një vështrim në të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. “Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”, është ky lejtmotivi i ekspozitës e cila sjell 25 foto, në bardh e zi.
enjt
28
28 nëntor, Ora 10:00
Parada e Shqiptarëve
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” - Tiranë
Të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.
enj
28
28 nëntor, Ora 18:00
Shfaqje e filmit “Zana”
Kinema Maks Velo - Tiranë
E përhumbur nga e kaluara e saj e ndrydhur prej kohësh dhe nën presion nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare përpiqet të pajtojë pritshmëritë e amësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës. Antoneta Kastrati është regjisorja e filmit.
pre
29
29 nëntor, Ora 18:00
Ditët e filmit kosovar
Kinema Maks Velo - Tiranë
Filmi: 117 – Besim Sahatciu; Pa vend – Samir Karahoda ; Si e verdhë e sëmurë – Norika Sefa; Krahët e punëtorëve – Ilir Hasanaj janë katër filmat me regjisor kosovar që shfaqen në ekranin e madh duke sjell histori të veçanta me shumë të papritura. Pas shfaqjes së filmit do të ketë dhe një hapësirë për pyetje dhe përgjigje me regjisorët.
pre
29
29 nëntor, Ora 19:00
Koncerti “Na bashkon flamuri”
TKOB - Tiranë
Koncert me rastin e 80 - Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, i cili sillet në skenë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve TKOBAP Popullore në bashkëpunim me Ansamblin “Shota” dhe Ansamblin e Maqedonisë së Veriut. Ndërthurja e traditës brenda dhe jashtë territorit kombëtar me motivet e veriut godet fort nëpërmjet trupës artistike të Ansamblit Kombëtar, Ansamblit Shota dhe atij të Maqedonisë së Veriut, që me hijeshinë e tyre përcjellin profesionalisht vallen tradicionale duke i dhënë kumbim zërit unik të trojeve shqiptaro-folëse.

French Week