Austria

26 Tetor - 31 Tetor

Java Kulturore Austriake

tetor
2024
Sht
26
26 Tetor, Ora 19:00
Koncert për Piano: Kabo & Scheucher
Salla e koncerteve UART - Tiranë
Zamir Kabo dhe Philipp Scheucher do të sjellin në kryeqytet një mbrëmje koncertore me piano, në kuadër të festivalit PIANODROM. Ky event do të sjellë në Shqipëri vepra të rëndësishme për dy piano nga kompozitori modern me famë i Austrisë së Sipërme Friedemann Katt-Alias Franz Xaver Frenzel si dhe vepra të spikatura te repertorit per dy piano nga Sergey Rachmaninov.
SHT-DIE
26-27
26-27 Tetor, Ora  17:00
Prezantim i veprës “Zgjerimi” të Robert Menasse
26 tetor-Europe House - Tiranë  
27 tetor -Qendra Rinore Arka - Shkodër
Robert Menasse ka qenë në Shqipëri që në vitin 2019 në kuadër të programit “POETEKA Writer Residence”. Këtë vit ai do të prezantojë veprën e tij të re “Zgjerimi”. Libri përqendrohet në një histori shqiptare dhe ka në qendër të saj politikën, Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumanshme.
die-hen
27-28
27-28 Tetor, Ora 19:00
HIJE. Euridika thotë.
Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli“ - Tiranë
Në kuadër të Javës Kulturore Austriake, do të keni mundësinë të shikoni një mbrëmje teatrale të shkrimtares dhe nobelistes austriake Elfride Jelinek, një emër i njohur në
botën e letërsisë dhe artit. “HIJE. Euridika thotë.” është vepra e parë që autorja
sjell në Shqipëri. Ajo sfidon perceptimet tona mbi jetën, kujtimin, memorien
dhe na fton në eksplorimin e temave komplekse.
hen
28
28 Tetor , Ora 09:00-11:30
Ligjëratë dhe workshop
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - Tiranë
Një workshop dhe një ligjëratë mbi gramatikën funksionale dhe mësimdhënien
e gjuhës gjermane do të jetë fokusi i këtij eventi, i cili do të ndahet në dy sesione.
Koncepti teorik u drejtohet studentëve të degëve të ndryshme, por
edhe profesorëve dhe mësuesve të gjermanishtes dhe më gjerë.
hen-mar
28-29
28-29 Tetor, Ora 18:00
Koncert i Ansamblit "Trachtenkapelle Graz-Wetzelsdorf"
28 Tetor, Salla koncertuale UART- Tiranë
29 Tetor, Sheshi para Bashkisë -Shkodër
Një koncert është i frymëzuar nga figura e shquar të historisë, Ignaz Trollmann, i cili shërbeu si kryekomandant i ushtrisë austro-hungareze në Shqipëri nga viti 1916-1918 dhe ishte qytetar nderi i Shkodrës. Ansambli "Trachtenkapelle Graz-Wetzelsdorf" do të sjellë një koncert të veçantë ku do të interpretojë marshe të përzgjedhura nga koha e perandorisë dhe monarkisë mbretërore!
Mar
29
29 Tetor Ora 18:00
“Body Music Explosion” nga Groove Crew
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit - Tiranë
Pesë performues do të mbushin hapësirën vetëm me trupin dhe zërin e tyre! “Body percussion”, ky është termi që mund të përdorim, për shfaqjen e veçantë që nuk ka instrumenta muzikorë, përveç tingujve me trupin dhe zërin e performuesve.
“Body Music Explosion” do të jetë shpërthimi i performuesve instrumentistë
dhe kërcimtarë në të njëjtën kohë, por edhe i yti si publik! Për një shkëmbim
energjie të mirë!
mer
30
30 Tetor, Ora 18:00
Shfaqja e filmit “Shqipëria e Egër”
Galeria Zeta - Tiranë
Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë nga prilli në maj të vitit 2024 Miriam Schmid realizoj një film të shkurtër interpretativ. Pyetjet kryesore që ngre filmi: Cilat kompani austriake kanë përfaqësitë e tyre në Shqipëri? Duke qenë se një nga bankat më të mëdha në Shqipëri është austriake, a luan kjo bankë një rol të veçantë në ekonominë e Shqipërisë? Përveç ngritjes së këtyre pyetjeve konkrete, kjo punë ka për qëllim të pasqyrojë edhe paragjykimet kulturore që ekzistojnë ende ndaj Shqipërisë në radhët e njerëzve të qytetëruar në Austri. Xhirimet janë bërë në Tiranë me njerëz të ndryshëm që kanë marrë pjesë me dëshirën e tyre.
mer
31
31 Tetor, 18:00
Shfaqja e filmit “Alma dhe Oskari”
Kinema Republika - Shkodër
Alma Mahler, vejushë, josh “Enfant Terrible”-in e skenës artistike të Vjenës, piktorin e ri Oscar Kokoschka. Ajo që nis si një aventurë seksuale, shumë shpejt kthehet në një histori intensive. Oskari e shikon Almën si muzën e vet, çka i shërben më fort fantazisë së tij mashkullore sesa realitetit. Fiksimi i Oskarit për ta bërë këtë grua për vete vë në rrezik ëndrrën e saj për t’u bërë e suksesshme. Kështu lind një lojë mes pushtetit dhe varësisë, e cila i çon të dy, Almën dhe Oskarin, në prag të vetëshkatërrimit. Ky film, me regji të Dieter Berner ka patur shumë sukses në të gjitha sallat kinematografike ku është shfaqur.

French Week