Brazili

21 QERSHOR - 29 QERSHOR

Java Kulturore Brazilit

Qershor 2024
Fri
21
21 Qershor, Ora18:30 - 20:00
Nata e letërsisë Braziliane
LocationTeatri Metropol
Ky është aktiviteti hapës i Javës Kulturore Braziliane dhe si i tillë, premton të dhurojë shumë emocione. Nata Poetike Braziliane është një përvojë e rrallë që ndërthur bukurinë e poezisë dhe prozës me tingujt e përkryer të pianos. Gjatë kësaj nate speciale, publiku do të ketë rastin të përjetojë frymën e letërsisë braziliane. Interpretimi do të jetë në dy gjuhë, shqip, portugalisht dhe do të marrë jetë nga publikues,përkthyes dhe pjesëtarë të komunitetit brazilian. Ata do të lexojnë vepra nga autorë të njohur brazilianë si Hilda Hilst, Fernando Pessoa, novela "ThePsychiatrist" nga Machado de Assis dhe vepra nga Miguel Torga. Kjo mbrëmje do të shoqërohet nga tingujt mahnitës të pianos, duke krijuar kështu një atmosferë magjike dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit.
Nata Poetike Braziliane është një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar kulturën dhe për të eksploruar më tej veten në botën e pasur të letërsisë braziliane. Një kombinimi rrallë i fjalës dhe muzikës, ky aktivitet do të mbetet një përvojë e paharrueshme për të gjithë.
MON
24
24 Qershor, Ora 19:00
Koncertharqesh “Camerata Balcanica
Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse
Koncerti i harqeve është mbresëlënës dhe vjen me shumë pasion nga ansambli i njohur “Camerata Balcanica”. Ky grup përbëhet nga artistë të rinj dhe të talentuar të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të sjellin në skenë një përvojë të jashtë zakonshme muzikore.
Camerata Balcanica është një ansambël unik, i përbërë nga dhjetë muzikantë të shquar: katërviolinistë, dy violistë, dy violonçelistë dhe një kontrabasist. Për këtëngjarje të veçantë, ata do të performojnë një program të përzgjedhur me kujdesqë përfshin disa nga pjesët më të bukura të muzikës braziliane. Repertori do tëpërfshijë vepra nga kompozitorë të njohur brazilianë, duke ofruar një përzierje harmonike të tingujve klasike dhe motiveve tradicionale braziliane.
Ky koncert jo vetëm që do të tregojë talentin dhe virtuozitetin e muzikantëve të Camerata Balcanica, por gjithashtu do të krijojë një urë kulturore mes Ballkanit dhe Brazilit, duke demonstruar fuqinë unifikuese të muzikës. Performanca e tyre premton të jetë një përvojë epaharrueshme që do të mahnitë audiencën dhe do të sjellë një shije të veçantëtë muzikës braziliane në zemër të Ballkanit
TUE
25
25 Qershor, Ora 18:00
Shfaqja e filmit brazilian “Behind the Sun”
Location Kinema Millenium
Në kuadër të Javës Kulturore Braziliane, vjen filmi i njohur “Behind the Sun”, një vepërkinematografike që trajton tema të thella dhe prekëse në kontekstin e Brazilitrural. Ky film, i cili u realizua në vitin 2001, me regji të Walter Salles, njënga emrat më të njohur në kinematografinë braziliane, i njohur gjithashtu përfilmin "Central Station" dhe "The Motorcycle Diaries".
“Behind the Sun” tregon historinë e një familjeje të varfër e cila përballet me konflikte të brendshme dhe sfida tëshumta në përpjekje për të mbijetuar dhe për të ruajtur shpresën. Me një interpretim të shkëlqyer nga aktorët Rodrigo Santoro dhe José Dumont, film i ofron një pasqyrë të ndjerë të jetës dhe traditave në Brazilin e fillimit të shekullit XX.
Ky film ka marrë vlerësime të shumta dhe është nominuar për disa çmime ndërkombëtare, duke përfshirë një nominim GoldenGlobe për filmin më të mirë të huaj. Muzika e filmit, e kompozuar nga Antonio Pinto dhe Jacques Morelenbaum, gjithashtu është vlerësuar për kontributin e sajnë krijimin e atmosferës unike dhe emocionale. “Behind the Sun” është njëshembull i shkëlqyer i fuqisë së kinematografisë për të treguar histori të thella dhe të ndjera, duke përdorur një narrativë të fuqishme frymëzuar nga“Prilli i thyer” i Kadaresë.
THU
27
27 Qershor, Ora 20:00
Shfaqja e filmit brazilian “Two Sons of Francisco”
Location Qendra e Artit Agimi
"Two Sons of Francisco" është një dramë emocionuese dhe frymëzuese që rrëfen historinë e vërtetë të jetës së dymbëdhjetë vjeçarëve nga një fshat i varfër i Brazilit. Ata ndjekin ëndrrën etyre për të bërë karrierë në botën e muzikës sertanejo.
Ky film i vitit 2005,i regjisorit Breno Silveira, u bazua në jetën e Francisco Camargo dhe djemve tëtij, Zezé di Camargo dhe Luciano, dy ikona të muzikës popullore braziliane. Aiportretizon sfidat dhe vuajtjet që ata hasën në rrugën drejt suksesit, duke sjellë një histori prekëse për dashurinë familjare dhe besimin këmbëngulës përt’i bërë ëndrrat realitet.
"Two Sons of Francisco" ka fituarvlerësime të larta për interpretimet e shkëlqyera dhe për portretizimin e jetësnë fshat, duke dhënë një pasqyrë autentike të kulturës së Brazilisë rurale. Kyfilm është një përvojë emocionuese për të gjithë ata që janë të apasionuar pashistorive të vërteta.
FRI
28
28 Qershor, Ora 19:00
Shfaqja e filmit brazilian “Bossa Nova”
Location Qendra e Artit Agimi
Një tjetër film shumë interesant vjen në Javën Braziliane, "Bossa Nova" një komedi romantike e vitit 2000, meregji të Bruno Barreto. Filmi tregon historinë e një grupi njerëzish në Rio deJaneiro, të cilët ndërlidhen përmes dashurisë dhe pasionit për muzikën e njohur braziliane Bossa Nova. Me një kast të shkëlqyer aktorësh, duke përfshirë AmyIrving dhe Antônio Fagundes, "Bossa Nova" sjell në ekran magjinë eRio-s dhe bukurinë e muzikës që ka pushtuar zemrat e njerëzve anembanë botës.Filmi ka marrë vlerësime pozitive për mënyrën se si kap emocionet dhe kulturën braziliane, duke ofruar një përvojë të këndshme dhe plot gjallëri për të gjithë adhuruesit e kinemasë.
SAT
29
29 Qershor, Ora 19:30
Karnavalet Braziliane në Vlorë
Lungomare,Vlorë
Vetëm një hap larg detit, në Lungomarën e bukur të Vlorës, në datën 29 Qershor, ora 19:30, keni një mundësi të jashtëzakonshme për të përjetuar magjinë e Karnavaleve Braziliane. Në një shfaqje të paparë, ky manifestim kulturor do të sjellë ritmin, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit në zemrën e bregdetit. Karnavalet Braziliane do të sjellinpër publikun një performancë e mrekullueshme, duke përfshirë perkusionistë të talentuar brazilianë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të disiplinës Capoeira që me lëvizjet e tyre do të na tërheqin në botën ritmike të karnavaleve.
Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, nuk mund të mungojë edhe Capoeira, arti i veçantë brazilian i kërcimit luftarak.Kjo disiplinë, paraqet përmes lëvizjeve të kërcimtarëve, akrobacitë dhe lëvizjet e magjishme, që i shtojnë dinamikë dhe bukuri kësaj shfaqjeje ekzotike.

French Week