Britania

16 Shtator - 22 Shtator

Java Kulturore britanike 

Shtator
2024
MON
16
16 Shtator, Ora 19:00-22:00
"BED: A Provocative Performance Art Installation"
Galeria NAAN , Tirane
Eksploroni performancën e re të Jez Dolan, BED, në NAAN Gallery. Ky event është një homazh për instalimin ikonik të Derek Jarman në Third Eye Centre Glasgow (1989). Instalimi origjinal përfshinte dy burra në një shtrat të rrethuar nga tela të mprehta, tituj tabloidësh që stigmatizonin komunitetet  lesbike, gay dhe HIV+, dhe dyshekë të zbukuruar me katran dhe pupla në mure.

BED i Jez Dolan është një interpretim modern i këtij ekspozimi, i cili pasqyron diversitetin e komunitetit LGBTQIA+ të vitit 2024. Çiftet që do të paraqiten gjatë performancës do të ndryshojnë çdo 45-60 minuta, dhe do të angazhohen në biseda të qeta, do të lexojnë ose do të flenë gjatë ditës.
Tue
17
17  Shtator, Ora 18:00
Cinematic Masterclass: The Creative and Low-Cost Film Production by Mike Figgis
Qendra e Artit Agimi, Tiranë
Masterclass Ekskluzive me Regjisorin Mike Figgis.
Bashkohuni me regjisorin e mirënjohur Mike Figgis për një masterclass ekskluzive, e cila ka për qëllim të nxisë transferimin e njohurive midis industrisë së filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe atë shqiptare. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga një profesionist i njohur dhe për të kontribuar në zhvillimin e brezit të ardhshëm të kineastëve shqiptarë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë teknikat dhe qasjet e reja në film dhe të angazhohen në biseda të frytshme që ndihmojnë në avancimine industrisë së filmit në Shqipëri.
WED
18
18 Shtator, Ora 10:00-12:30
Towards Innovative Culture Policy: UK, Sweden and Albania in Dialogue
Piramida , Tiranë
Një konferencë me ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Shqipëria që synon të nxisë një dialog kuptimplotë për përmirësimin konkret të legjislacionit të artit dhe kulturës. Duke u mbështetur në praktikat më të mira nga rajoni ynë dhe në mbarë Evropën, kjo konferencë ka si qëllim eksplorimin e politikave që vërtet mbështesin dhe fuqizojnë komunitetin krijues në një mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
THU
19
19 Shtator, Ora 10:00-15:00
Strengthening UK-Albania Partnership in Visual Arts: A Public Meeting with Gilly Campbell
Piramida ,Tiranë
Diskutim i Hapur mbi Bashkëpunimin në Artet Vizuale.
Një event i hapur do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar mënyrat për të forcuar bashkëpunimin midis sektorëve të arteve vizuale në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. Gilly Campbell, përfaqësuese nga Këshilli i Arteve të Irlandës së Veriut, do të jetë mysafire e veçantë dhe do të ndajë njohuri të vlefshme mbi shpërndarjen e granteve dhe strategjitë për të nxitur rritjen artistike.
Ky diskutim është i hapur për të gjithë ata që janë të interesuar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në artet vizuale dhe do të ofrojë informacion të rëndësishëm për mënyrat se si mund të mbështeten artistët dhe projektet artistike në të dyja vendet.
THU
19
19 Shtator, Ora 11:00-14:00
Coding the Future: Micro: bits and Youth Empowerment
Centre of New Perspectives Project - Has
Bëhuni pjesë e fuqisë transformuese të bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në arsim dhe teknologji. Studentët nga veri i Shqipërisë demonstrojnë aftësitë e reja që kanë fituar përmes projektit Alternative Pathways, duke treguar se si partneriteti ynë po përgatit brezin e ardhshëm për një të ardhme digjitale dhe gjithëpërfshirëse. 
THU
19
19 Shtator, Ora 19:00
UK Film: The Visionary World of Mike Figgis
Qendra e Artit Agimi, Tiranë
Bashkohuni me regjisorin e njohur Mike Figgis për një shfaqje të veçantë të filmit të tij të famshëm, "Timecode". Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim frymëzues dhe informues mbi prodhimin e filmit eksperimental. Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar nga një mjeshtër i industrisë kinematografike dhe për të eksploruar artin e filmave eksperimentalë! 
FRI
20
20 Shtator, Ora 22:00 - 03:00
Species x Rebel Community: Cross-Cultural Beats Dancing for UK-Albania Friendship
Parkingu i sheshit Skënderbej, Tiranë
Një atmosferë elektrizuese ekrijuar nga një bashkim unik i ritmeve elektronike me artistët më të mirë ngaBritania e Madhe dhe Shqipëria. Kjo ngjarje tregon talentin e të rinjve nga tëdyja vendet, duke festuar fuqinë e muzikës për të krijuar bashkëpunimeartistike të reja dhe për të forcuar miqësitë ndërkombëtare në fushën artistikedhe kulturore.
SAT-SUN
21-22
21 Shtator - 22 Shtator , Ora 11:00
Starburster: A UK Inspired Advanced Textile Expo
Qendra kulturore për fëmijë, Durrës
Ky eveniment tregon kreativitetin që lind nga partneriteti kulturor midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Studentët e talentuar shqiptarë të modës do të ekspozojnë dizajne të frymëzuara nga artistët britanikë. Ekspozita ilustron se si frymëzimi ndërkombëtar kontribuon në nxitjen e inovacionit lokal dhe promovimin e ideve të reja në industrinë e modës.
SAT
21
21 Shtator, Ora 13:30 – 19:00
EA Festival - Liri dhe Transformim: Dita 1
Qendra Kulturore për Fëmijë, Durrës
Angazhohuni me folës frymëzues si Lea Ypi, Sir Noel Malcolm, OliviaSudjic, Baroness Shami Chakrabarti dhe Misha Glenny mbi tema që variojnë nga historia e përbashkët te të drejtat e njeriut. Ky shkëmbim intelektual thekson angazhimin tonë për të nxitur dialog të hapur dhe kuptim të ndërsjellë.
SUN
22
22 Shtator, Ora 14:00 – 19:00
EA Festival - Liri dhe transformim: Dita 2
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Tiranë
Udhëtimi i shkëmbimit intelektual të përbashkët vazhdon  me Peter Frankopan, Sally Hayden dhe William Sieghart, që do të kulmojë me një koncert magjepsës nga Alda Dizdari dhe Camilla Pay. Kjo ditë feston lidhjet tona letrare dhe trashëgiminë muzikore të përbashkët.

French Week