Mali i zi

07 Nëntor - 12 Nëntor

Java Kulturore malazeze

nentor
2024
enj-sht
07-09
7 Nëntor Ora: 18:00 hapja 8-9 Nëntor Ora: 09:00-15:00
ekspozita bashkëkohore e artit-Homo Ex Machina
Kubi Portokalli, Piramida - Tiranë
Muzeu i Artit Bashkëkohor të Malit të Zi prezanton ekspozitën "Homo Ex Machina." Kjo ekspozitë do të shfaqë punimet e 7 artistëve, duke përfshirë 12 vepra: Maja Šofranac, Ana Aleksić, Nikola Radonjić, Nikola Marković, Siniša Radulović, Adin Rastoder dhe Igor Husag. Këta artistë kanë bërë emër në skenën artistike malazeze për qasjet e tyre inovative dhe eksperimentale, si dhe për realizimin e veprave të tyre. Tema e ekspozitës frymëzohet nga përparimet teknologjike, veçanërisht në fushat e robotikës dhe astronomisë. Ekspozita është multimedia, duke përfshirë printime digjitale, skulptura, instalacione dhe objekte të tjera.
pre
08
8 Nëntor, 11:00
Ekspozitë dhe workshop e letërsisë dy gjuhëshe.
Ky event fokusohet në rëndësinë e përkthimit letrar dhe transkriptimit për lidhjet ndërkulturore midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe rolin e dialogut ndërkulturor në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve tona fqinjë. Aktiviteti gjithashtu shërben
si një pikënisje për të dërguar një mesazh pozitiv në lidhje me marrëdhëniet
tradicionale të shkëlqyera bilaterale, të cilat forcohen më tej nga bashkëpunimi kulturor.
pre
08
8 Nëntor, 12:30
Performancë muzikore nga “Klapa Incanto”
Pedonalja Murat Toptani - Tiranë
Ky event përfshin një shfaqje muzikore nga gjashtë artiste të talentuara, të cilat interpretojnë këngë popullore dhe autoktone që përfaqësojnë traditat e Bregut të
Bokës dhe Malit të Zi. Performanca do të sjellë një atmosferë të veçantë, duke
nënvizuar pasurinë kulturore të rajonit. Përveç këngëve tradicionale, do të ketë
edhe disa nuanca të muzikës pop, duke krijuar një kombinim interesant që
do të kënaqë të gjithë publikun.
pre
8
8 Nëntor, 19:00
Shfaqja e filmit “Sirin”
Akademia e filmit Marubi - Tiranë
Ky film, një bashkëproduksion shqiptaro-malazez, tregon historinë e Sanelës, një malazeze me origjinë muslimane, e cila u largua nga ish-Jugosllavia në vitet '90 pas rrëmbimit dhe vrasjes së babait të saj, së bashku me të tjerë muslimanë. Pas njëzet vjetësh në mërgim, ajo kthehet në Ballkan. Pas shfaqjes së filmit, do të organizohet një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me regjisorin Senad Sahmanovic dhe bashkëprodhuesin e tij shqiptar, Dritan Huqi, në praninë e përfaqësuesve nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare
dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi.
sht
09
9 Nëntor, 19:00
Shfaqja e filmit “The Stork”
Akademia e filmit Marubi - Tiranë
Filmi tregon historinë e një fshati të qetë malazez, ku shumica e banorëve kanë emigruar në SHBA. Ky vend bëhet skenë për një tregim të hidhur e të ëmbël rreth tri grave që luftojnë për autonomi. Suta i reziston presionit për t'u martuar me binjakun autik të burrit të saj të ndjerë, ndërsa Vezire dhe Drane përballen me nevojën për të bashkëjetuar, përballë planeve të burrit të tyre të përbashkët për t'u larguar. Në anën tjetër, Fize përpiqet të
gjejë një nuse për djalin e saj. Filmi është një bashkë produksion mes Malit të Zi,
Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
hen-mar
11-12
11-12 Nëntor Ora: 11:30 - 16:00
Ekspozita "Pesë shekujt e Boka Kotorska në kartografinë europiane
Qendra Sotir Kolea - Tiranë
Ekspozita eksploron pamjet kartografike të Boka Kotorska dhe zonave përreth nga fundi i shekullit të 15-të deri në fillimin e shekullit të 20-të. Materiali kartografik nga Muzeu Detar në Kotor bashkon materiale të digjitalizuara nga arkivat dhe bibliotekat kombëtare në të gjithë Evropën dhe SHBA. Gjatë ekspozitës do të paraqiten 185 hartë gjeografike, detare, topografike, ushtarake, historike, politike, etnografinë, hidrografike, postale dhe hartë të tjera tematike që ilustrojnë Gjirin e Koto
mar
12
12 Nëntor, 18:30
Shfaqja teatrale “Butterfly”
Teatri Migjeni - Shkodër
"Shikoni me arsyeshmëri çdo gjë dhe mos harroni se mund të ketë dy aspekte krejtësisht
të kundërta, njëra prej të cilave ende nuk ju është zbuluar." - Nikolai Vasilievich Gogol. "Butterfly" është një shfaqje e qëndrueshme dhe e plotë, me një formë të pastër dhe hipnotizuese, e cila, përmes thjeshtësisë dhe soliditetit të saj, hap mundësi për të ngritur shumë pyetje.

French Week