Java Kulturore Meksikane

nentor
2024
mer
13
13 Nëntor, Ora 11:00
"Diplomacia dhe Kultura"
COD - Center for Openness and Dialogue - Tiranë
Në një bisedë interesante dhe të thelluar me Ambasadorin e Meksikës në Itali, Shkëlqesia e Tij Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, do të shqyrtojmë lidhjen e ngushtë mes diplomacisë dhe kulturës, dhe si ato mund të kontribuojnë për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë takim, Ambasadori Garcia de Alba do të ndajë eksperiencat e tij si diplomat, duke theksuar rolin e kulturës si një mjet të fuqishëm për promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit global.Ndërkohë, regjisorët Sharon Maymon dhe Erez Tadmorkanë arritur të sjellin një vështrim origjinal mbi kulturën izraelite dhe universale.
Mer
13
13 Nëntor, Ora 15:00
Inaugurimi i skulpturës Alebrije “Fëmija Monarca”
Holli i TKOB - Tiranë
Skulptura Alebrije është krijuar për të shënuar 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ky projekt arti përfshin një skulpturë që bashkon simbolikisht një dhi shqiptare dhe një flutur shtegtuese monark, duke ilustruar miqësinë mes dy popujve përmes elementeve të faunës së tyre. Pjesa dekorative e skulpturës është realizuar me ngjyra akrilike dhe përfshin motive të veçanta nga traditat kulturore të dy vendeve, si elementë të artizanatit dhe xhubletës shqiptare, të pasqyruara përmes interpretimit të artistit Ricardo Macías, dhe qëndisjen Otomi meksikane. Kjo vepër është një ndërthurje e pasur e kulturave dhe simbolizon lidhjen e thellë mes Shqipërisë dhe Meksikës.
Mer
13
13 Nëntor, Ora 19:00
Shfaqja e dokumentarit "Caravaggio, shpirti dhe gjaku"
Akademia e Filmit Marubi-Tiranë
Një udhëtim i thellë emocional në jetën, veprat dhe betejat e Michelangelo Merisi da Caravaggio, një nga artistët më të dashur, më të diskutuar dhe më misteriozë në historinë e artit. Ky dokumentar i jashtëzakonshëm tregon historinë e tij përmes dokumenteve origjinale të çmuara, të cilat shfaqen për herë të parë në ekranin e madh. "Caravaggio, Shpirti dhe Gjaku" është dokumentari më i ndjekur mbi artin në historinë e kinemasë italiane, i cili ofron një përvojë kinematografike të veçantë dhe të paharrueshme. Me prezencë të regjisorit Jesus Garcés Lambert
enj
14
14 Nëntor Ora 11:00
Masterclass "Between fiction and documentary, find your own voice"
Akademia e filmit Marubi - Tiranë
Një masterclass me një nga regjisorët më të njohur dhe të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë. Gjatë 20 viteve të fundit, Jesús Garcés Lambert ka drejtuar dhe shkruar dokumentarë për disa nga platformat dhe transmetuesit më të famshëm në botë, përfshirë Amazon Prime, National Geographic, Artè France, Sky, History Channel, BBC, RAI Italia dhe shumë të tjerë. Filmave të tij u janë dhënë mundësia të transmetohen në më shumë se 160 shtete, duke arritur një audiencë globale. Do të jetë prezent regjisori Jesus Garcés Lambert.
enj
14
14 Nëntor, Ora 12:30
Shfaqje e dokumentarit “Where are you?”
Akademia e Filmit Marubi - Tiranë
Dokumentari "Where Are You?", fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, trajton historitë e refugjatëve që janë të detyruar të kalojnë kufijtë e shteteve në kërkim të një jete më të sigurt dhe më të mirë. Ky projekt artistik u frymëzua nga një fotografi e veçantë e realizuar nga fotografi italian Massimo Sestini, i cili e realizoj këtë moment nga ajri, gjatë një udhëtimi me helikopter. Imazhi i tij dallohej nga të tjerët që ai kishte realizuar më parë, duke përfaqësuar një simbol të fuqishëm të shpresës dhe vuajtjes së njerëzve që i besuan detit dhe Evropës për të shpëtuar jetën dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë. Do të jetë prezent regjisori Jesus Garcés Lambert.
enj
14
14 Nëntor, Ora 18:00
Konferencë me Ambasadorin dhe Nënshkrimi i Mou midis AIIS dhe COMEXI.
Libraria Tirana Times - Tiranë
Ky event i veçantë shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Meksikës dhe Shqipërisë, një moment historik për të festuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy popujve. Gjatë kësaj ngjarjeje, do të zhvillohet një konferencë me temë “Diaspora Meksikane dhe Politikat Publike”, e cila do të drejtohet nga Ambasadori Carlos Garcia de Alba. Po ashtu, do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit (MOU) mes AIIS (Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare) dhe COMEXI (Këshilli Meksikan për Çështjet e Jashtme), duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm në fushën e diplomacisë dhe shkencës.
enj
14
14 Nëntor, Ora 20:00
Degustim Tequila dhe pjata meksikane
Destil Creative Hub - Tiranë
Kjo mbrëmje do të ofrojë një menu unike, e cila sjell në tavolinë disa nga pjatat më tradicionale dhe të dashura të Meksikës, të cilat kanë një kuptim të veçantë për meksikanët, veçanërisht ata që jetojnë jashtë atdheut. Pjatat, si tamales (ushqimi i ngushëllimit), tacos (ushqimi i rrugës) dhe chile relleno (pjatë festive), janë të lidhura ngushtë me territorin dhe kujtimet kulturore. Ato do të jenë të pasura me nuanca shqiptare, duke krijuar një lidhje të bukur mes dy kulturave dhe territoreve. Ky udhëtim kulinar do të shoqërohet me një degustim të Tequila-ve, duke ofruar një përvojë të paharrueshme të bashkimit të shijeve dhe traditave.
sht
16
16 Nëntor, Ora 19:00
ISRAEL VARELA “ENSEMBLE”
Katedralja Ortodokse - Tiranë
Israel Varela do të performojë një pjesë nga albumi i tij i 10-të, FRIDA EN SILENCIO, i cili është një homazh për ikonën e artit meksikan, Frida Kahlo. Ky album sjell në muzikë letra dashurie dhe elemente të veprave të saj, duke i shndërruar ato në një përvojë të thellë emocionale. Gjatë mbrëmjes, ai do të interpretojë gjithashtu disa kompozime nga albumi i tij tjetër, ELESIUS.Kompozimet origjinale të Varela-s përfaqësojnë një fusion unik të jazz-it me ritmet energjike të flamencos, duke përfshirë gjithashtu elemente të studimit të gjeometrisë kompozicionale të shenjave të shenjta, të frymëzuara nga Pitagora dhe ndikimi shpirtëror i John Coltrane. Ky është një udhëtim muzikor që bashkon tradita të ndryshme dhe hap horizonte të reja përmes tingujve dhe melodive.

French Week